Sektori më i rëndësishëm i ekonomisë, bujqësia ka qënë në anemi gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat nga INSTAT, flasin se kontributi në prodhimin e brendshëm bruto i këtij sektori në 3 mujorin e parë T1- 2021 ishte 0.01%, në T2 -0.19%, ndërsa tremujorin i tretë, T3 ky kontribut ishte 0.05%.

 

Kjo anemi për ekspertët e fushës lidhet me zhvillimin kaotik të sektorit.

 

“Bujqësia është zhvilluar falë iniciativës së lirë të fermerëve, pasi ky sektor nuk ka patur rregulla të qarta loje është zhvilluar në mënyrë kaotike. Me ligje që ndryshojë cdo vit dhe politika zhvillimi që nuk kanë zënë vend. Po të shtojmë këtu edhe efektet e paketës fiskale të 2022, mund të themi pa frikë se fermeri shqiptar është i pambrojtur dhe pa mbështetje”-u shpreh Eduard Sharka, kreu i Sindikatës së Fermerëve në emisonin E-ZONE në Vizon Plus.

 

Sipas tij, rritja e çmimit për inputet bujqësore, të cilat vetëm importohen dhe nuk prodhohen në vend, goditën direkt fermerin. Të dhënat nga sindikata e fermerëvë, tregojnë se 25% e fermerëve porsitën më pak fidanë gjatë vitit që lam pas, ç’ka do të thotë se i gjithë ky efekt do të përkthehet në më pak produkte në treg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re