Në Bulqizë nuk ka ende asnjë shenjë të teknikut që dyshohet të jetë bllokuar në një nga galeritë e minierës së zonës D, Muharrem Plaku.
Prej më shumë se 72 orësh po punohet për nxjerrjen e materialit të shembur në thellësi prej 450 metrash në këtë galeri kromi.
Grupet e Autoritetit Kombëtar të Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera, sëbashku me minator të firmës por edhe subjekteve të tjera kanë nxjerr nga nëntoka 300 m3 material, por nuk kanë gjetur deri tani asnjë shenjë të 61 vjeçarit.
Drejtori i AKSEM Rrapush Tola tha se puna po vijon papushim, ndërsa po punohet me kujdes pasi vazhdon të ketë shembje.
Në ditën e katërt të kërkimeve familjarët e Muharrem Plakut vijojnë të presin pranë derës së galerisë me shpresën se ai mund të jetë ende gjallë.
Por për autoritetet kjo është pothuajse e pamundur pasi nuk deri tani nuk është dhënë asnjë shenjë prej tij në zonën ku ka ndodhur shembja.