Një aksident me pasoja të rënda u shenua pasditen e kësaj të diele në afërsi të qytetit të Bulqizës. Një automjet tip audi me targa të huaja ka përplasur një motoçikletë në vendin e quajtur “Ura e Vocit”.

 

Si pasojë e goditjes ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës Sami Koka, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës.

 

Mjekët e këtij spitali thanë se gjendja e pacientit ishte e rëndë me shume fraktura si pasojë e goditjes.

 

Pasi ka marrë ndihmën e parë, i plagosuri është transportuar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.

 

Policia dje grupi hetimor mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërkohë që kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit tip audi që u përfshi në aksidentin e rëndë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re