Bumçi: Rreth 60-70% të demokratëve të Tiranës kanë firmosur formularin e Berishës

aldo.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë


Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi ka deklaruar se rreth 60 deri në 70% të demokratëve të Tiranës kanë firmosur formularin e shpërndarë nga ish-kryeministri Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

I ftuar në “Opinion”, Bumçi tha se mes tyre ka figura të njohura që kanë katër apo tetë vite në detyrë.

“Në tre degë jemi 50%. Në të gjitha degat e tjera shkojmë nga 60-70%. Kjo është ë barabartë me më shumë se një mijë persona. Do të dorëzohen zyrtarisht. Unë po jap informacionet konkrete. Këta janë të dhënat. Kush janë këta që kanë firmosur? Kryetarë seksionesh, kryetarë grupseksionesh, dega 1, dega 2, dega 3. Figura të njohura që kanë katër apo tetë vite në detyrë. Duke llogaritur qytetet e tjera variojnë edhe deri në 90%,”- tha Bumçi.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë