Gjykata Penale në Tiranës ka lënë në burg dy autorët e krimit te rende në Kamëz Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda, ku gjate tentative se grabitjes mbeti i vrarë Agim Buci, ndërsa u plagos gruaja e tij. Përpara turpit gjykues grabitësit nuk kanë pranuar të flasin, ndërsa të dy janë braktisur nga familjaret. Kurti dhe Hoda mbrohen nga avokatë të zgjedhur nga shteti.

 

Ishin pamjet e kamerave te sigurisë në minimarketin ku ndodhi ngjarja që çoi në identifikimin e autorëve.  Prova kryesore e akuzës deri tani, është dëshmia e Ruzhdi Hode i cili ka pranuar krimin, duke shpjeguar se pas vrasjes së pronarit të minimarketit nga Vladimir Kurti, pistoleta e mbështjellë me një rrobe është hedhur në lumin e Tërkuzit në periferi të Tiranës. Për tri ditë me radhë, policia ka vazhduar kërkimet në lumë deri pranë Zall-Herrit. Por deri tani polumbarët nuk kane mundur te gjejnë armen e përdorur në vrasjen e 52-vjeçarit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij 44 vjeçe, Merita Buci.

 

Grabitja ndodhi mbrëmjen e 25 Prillit në Kamëz në rrugën OSBE. Gjatë përleshjes me pronarin e minimarketit autorët qëlluan me armë Agimin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa plumbat e plagosen edhe bashkëshorten. Gjithë skena tragjike ndodhi në sy të fëmijës 6 vjeç të çiftit, që fatmirësisht nuk u lëndua.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re