Skip to content

Burg Ndriçim Jonuzit, plagosi të riun në zyrat e PD në Kavajë

Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Ndriçim Jonuzin, i akuzuar si autor i plagosjes së Bledar Okshtunit në zyrën elektorale të PD në këtë qytet.

 

Ndërsa per dy të arrestuarit e tjerë, Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla, vendosi masën arrest shtëpie.

 

Ngjarja, sipas tre të akuzuarve, ndodhi për shkak të një konflikti të nisur më herët dhe jo per arsye politike.

 

Ata u shprehën të penduar për veprimin ne gjykate.