Të burgosurit e Burgut të Sigurisë së Lartë në qytetin e Burrelit kanë formalizuar këkesat e tyre pas bisedimeve me drejtues të Institucionit të  Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Burime pranë këtij institucioni thanë se pas negociatave të burgosurit i kanë kanalizuar kërkesat e tyre në rrugë zyrtare, duke jua dërguar disa institucioneve përgjegjëse.

Po ashtu mësohet se aktualisht vetëm 20 nga 70 të burgosurit që refuzuan ushqimin vijojnë ta bëjnë. Por edhe këta 20 të burgosur pritet t’i rikthehen normalitetit ditën e sotme.

Të burgosurit e burgut të sigurisë së lartë në Burrel refuzuan të hënën ushqimin e institucionit, pasi kërkonin rritjen e numrit të takimeve mujore dhe zgjerimin e rrethit familjar në takime.

Këto kërkesa tashmë ata i kanë dërguar në rrugë zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re