Skip to content

Bylykbashi në “krah” të Berishës/ Basha i heq reformën zgjedhore, ia jep Alibeajt

Tryeza për reformen zgjedhore në PD do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.

Lulzim Basha ia ka besuar një tjetër personazhi politik, këtë proces të cilin në fakt e udhëhoqi për selinë blu nga 2013 e këtej Oerd Bylykbashi.

Mirëpo dalja e këtij të fundit në takimin e Berishës me simpatizantët e PD në Durrës gjatë ditës së mërkure ishte dëshmi se një prej eksperteve më të mirë të selisë blu në fushën e proceseve zgjedhore, nuk do të ulët më me përfaqësuesit e PS në tryeze për këtë cështje.

Basha madje e nënkuptoi qartazi zgjedhjen e tij teksa takoi misionin e ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, pa ekspertin kryesor të zgjedhjeve në PD, Oerd Bylykbashi.

Tanimë frenat e këtij procesi I ka marrë nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj,.