Komiteti Teknik i Eksperteve vendosi ashpersimin e masave pas rritjes se shifrave te te prekureve me COVID. Nje nder to ishte edhe mbyllja e universiteteve te pakten per nje muaj.

Anëtarja e komitetit, Mirela Cami, tha në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se u gjykua që mësimi në universitete të zhvillohet online për një muaj duke marrë shkas nga rritja e rasteve pozitive me koronavirus gjatë 2 javëve të fundit.

Nëse situata do të përmirësohet, Cami theksoi se do të bëhet një tjetër propozim.

“Moshapja e universiteteve dhe zhvillimi i leksioneve vetëm online. Vendim vetëm pak ditë para nisjes së universiteteve. Në mbledhjen e komitetit të zhvillar dje u bë një vlerësim dhe analizë e situatës. Gjatë 2 javëve të fundit, kemi pasur një rritje të rasteve. Nisur nga fakti i lehtësimit të masave shtrënguese, u gjykua që ka një rritje të rasteve pozitive me COVID. Nisur nga dinamika, u gjykua dhe u propozua që mësimi në universitet të bëhet online vetëm për një muaj. Nëse situata do të përmirësohet, sigurisht që do të ketë një vlerësim dhe propozim tjetër . Komiteti Teknik po vlerëson mbylljen e bareve dhe restoranteve në zonen e Bllokut në Tiranë pas oreës 22:00. Për shkallë të grumbullimeve, konsiderohet si vatër potenciale, me rrezik të madh potencial.”

Cami u shpreh se në vend shënohen gjithsej 500 vatra aktive, nga të cilat 35 për qind janë të përqëndruara në Tiranë.

“Nga qeshori deri më sot është katërfishuar numri i tamponeve. Shumica, 80-90 për qind e tamponeve realizohen në shtet. Në strategjinë vjeshtë-dimër është parashikuar trefishimi dhe katërfishimi i tamponeve”, shtoi mes të tjerash Mirela Cami.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re