Policia e Tiranës është njoftuar për një çantë të braktisur në Rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, e cila ka ngritur shqetësimin se mund të ketë sende të rrezikshme.

Mësohet se forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje pas informacionit të marrë, kanë rrethuar vendin ku ndodhet çanta.

Në një informacion paraprak, Policia e Tiranës tha se paraprakisht dyshohet që ajo të jetë një çantë e braktisur.

Ndërkohë që pritet ndërhyrja e Njësisë Antieksploziv për të vlerësuar situatën dhe për të bërë një shpërthim të kontrolluar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine.

Sherbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të metejshme.

Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re