Është mbyllur zyrtarisht në orën 19:00 procesi i votimit në vend. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shpreh se procesi i numërimit do të fillojë menjëherë sapo të dorëzohen të gjitha kutitë, duke hedhur kështu poshtë aludimet për vonesa.

“Duhet të fillojmë menjëherë me procesin e numërimit. Sapo kutitë të dorëzohen do të fillojë menjëherë procesi i numërimit”, tha ai.

Sa i përket shifrës së pjesëmarrjes, kreu i KQZ u shpreh se pas një orë do të jetë shifra e saktë.

“Shifra që është aty është 45.48% nuk është përfundimtare. Vazhdojnë të vijnë raportime nga qendrat e votimit nëpërmjet aplikacionit. Besoj që pas një ore do të jetë një informacion më i përditësuar.

Sulmi për bllokim për momentin ishte serveri i aplikacionit. Ishte thjeshtë sulm dhe nuk lejonte që operatorët të transmetonin të dhënat. Nuk ishte sulm në të dhënat e serverit,” deklaroi Celibashi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re