Qytetaret e Kukesit kane zhvilluar nje proteste paqesore ne piken e perbashket te kalimit kufitar Shqiperi-Kosove, me qellim te heqjes se pengeses per levizje te lire te shtetasve shqiptare, te cilet nuk jane te vaksinuar me tre doza te vaksines, siç e parasheh vendimi i Qeverise se Kosoves.

 

Qeveria e Kosovës, prej 22 janarit, ka vendosur masat te reja per te frenuar perhapjen e COVID-19. Ne piken dy te ketyre masave thuhet se çdo person që hyn në territorin e Kosoves duhet te kene certifikaten e tri dozave te vaksinave kunder loronavirusit, ndersa per te gjithe ata te cilet kane vetem dy doza te vaksines duhet te kene edhe testin RT-PCR te bere 48 ore para mberritjes ne piken kufitare.

 

Nje vendim i tille nuk eshte mirepritur nga qytetaret e Shqiperise, te cilet per arsye te ndryshme u duhet te udhetojne ne Kosove.

 

Gjate protestes, protestuesit per disa minuta bllokuan per pak minuta kalimin e qytetareve kosovare drejt Shqiperise, ku u desh nderhyrja e policies, nderkohe qe protestuesit paten debate te ashpra me Policine e Shtetit duke perseritur qellimin e protestes dhe kerkesat e tyre . Pas kesaj tentative, protestuesit mbyllen protesten.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re