Rezoluta e KiE kundër Turqisë për rastin e Osman Kavalës, Shqipëria abstenon.

Mes vendeve që abstenuan ishte Rusia, Gjeorgjia, Moldavia, Rumania, Serbia, Shqipëria, Ukraina

GJEDNJ ka urdhëruar Turqinë të lirojë nga burgu biznesmenin Osman Kavala dhe gjithë shtetet e tjera anëtare të KiE votuan pro rezolutës.

Kundër votuan vetëm tre shtete Azerbajxhani, Turqia, Hungaria

Kavala ndodhet në burg që nga nëntori i vitit 2017.

Kavala, një biznesmen, aktivist dhe filantrop, u arrestua në tetor 2017, i akuzuar për lidhje me lëvizjen Gulen, të cilën Ankaraja e ka etiketuar si grup terrorist.

Qeveria turke ka akuzuar lëvizjen, të udhëhequr nga predikuesi në mërgim Fethullah Gulen, për nisjen e grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016 kundër sundimit të presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

64-vjeçari Kavala akuzohet për financimin e protestave antiqeveritare të vitit 2013 dhe luajtjen e një roli në tentativën për grusht shtet.

Ai është bërë një simbol për mbështetësit e tij të goditjes gjithëpërfshirëse të Erdoganit të nisur pas revoltës së dështuar.

Erdogan shpesh e ka krahasuar Kavalën me financierin amerikan me origjinë hungareze, George Soros dhe së fundmi e ka quajtur atë një “mbeturinë Soros”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re