Skip to content

Çfarë do të bëjë Lulzim Basha në 100 ditët e para si Kryeministër? Kreu i opozitës zbulon 3 prioritete

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zbuluar mbrëmjen e sotme 3 prioritetet e qeverisë së tij në 100 ditët e para, nëse zgjidhet kryeministër me 25 prill.

Basha tha në Syri TV se këto tre prioritete janë normalizimi i shtetit, përmirësimi i ekonomisë dhe zgjidhja e problemeve të pandemisë dhe rindërtimit të shptëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Kemi një plan punë të detajuar. Pjesë e planit është nisja pa vonesë e disa objektivave. 3 prioritete: Normalizim i shtetit. Shteti shqiptar nuk egziston, është katandisur në shtet letër. Pra kthimi i pushtetit te qytetarët te institucionet te qytetarët. Kthimi i demokracisë është prioriteti numër 1. Së dyti, është ekonomia dhe problemet e papunësisë dhe kostot e jetesës. Së treeti janë dy sfida që janë mbivendosur që janë pandemia dhe rindërtimi pas tërmetit,” deklaroi Basha.

(E.H/Faxweb.al)

 Loading …

/faxweb