Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i tij.
Onuzi u emërua në krye të Gardës më 10 shtator të vitit 2024, duke qëndruar për rreth 9 muaj në këtë detyrë.
Siç raportohet ditën e sotme Onuzi i ka paraqitur dorëheqjen Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, por nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së tij nga ky post.