Pas 14 muajsh në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, drejtoresha Alma Cani ka dhënë dorëheqjen nga detyra mesditën e sotme. Në vend të saj, sipas burimeve, pritet të emërohet mjekja pediatre onkohematologe Donjeta Bali. Prezantimi i saj me stafin drejtues të QSUT do të bëhet ditën e nesërme.

Donjeta Bali shërben prej 21 vitesh si mjeke pediatre Onkohematologe në shërbimin delikat të Onko-Hematologjisë Pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

Burimet thonë se Alma Cani do kthehet sërish te spitali Shefqet Ndroqi, si nëndrejtoreshë dhe shefe reanimacioni.

Gjatë drejtimit të Alma Canit, QSUT përjetoi një frymë të re menaxhimi, me fokus te integriteti, rritja e transparencës, përmirësimi i shërbimeve dhe vendosja e standardeve më të larta në kujdesin spitalor.

Cani udhëhoqi një institucion të ndërlikuar në një kohë sfidash dhe nevojash të mëdha për modernizim. Ajo mori drejtimin e QSUT në mars 2024, duke zëvëndësuar Albana Ficon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko