Vazhdon tërmeti në Top Channel, por jo vetëm për shkak të koronavìrusit. Rënia e audiencës, sidomos e programeve informative që janë kthyer në altoparlantë qeveritarë, po shoqërohet me të tjera probleme. Një e përditshme publikoi një mesazh të drejtorit Ben Blushi, ku paralajmërohej mbyllja e disa programeve për shkak të situatës.
Në mesazhin e fshirë më vonë thuhet se këto emisione do të pushojnë prodhimin: Dilema, E Diell, Dua, Top Show, Portokalli, Take me Out, Procesi Sportiv. Në mesazhin e Blushit thuhet se ky kufizim kërkon një adaptim formule edhe për Open, Fiks Fare, Wake Up, Shqipëria Live, Pop Culture.
Situata bëhet e vështirë sidomos për programin ikonik të Top Channel, Portokalli.

Burime për Juda.al thonë se aktorët janë ofruar te televizione të tjera, për të nisur një tjetër program, ndoshta me emrin ‘Mandarina’. Burimet shtojnë se më pranë një marrëveshje duket televizioni Ora News. Kjo nuk do të ishte hemorragjia e parë nga ky program televiziv, por nëse ndodh me një ndër programet më të shikuara mund të jetë goditja fatale për të.
Portokalli nisi jetën këtu e 17 vjet më parë dhe ishte program ku u investua dhe u bazua shumë ringritja e Top Channel. Aktorët dhe producentët e shihnin shumë të lidhur Portokallinë me emrin e themeluesit të TCH, Dritan Hoxha.
Kujtojmë se vetëm para disa ditësh, një nga aktorët e mbetur në këtë program, Gaz Paja, tha se është i hapur për t’u larguar.

“Ne jemi si futbollistët, vëlla, nëse dikush na ofron diçka më të mirë pse jo. Unë jam njeri besnik si natyrë, por në një moment kur nuk më ofrohen të gjitha gjërat, sigurisht që do të shikoj punën time. Për momentin jam mirë tek ‘Portokalli’, nëse televizoni ku jam aktualisht nuk vazhdon në linjat që kam nisur unë, shoh shtëpinë time dhe nuk ma ndjen fare. Sepse pazaret i kam bërë me një burrë tjetër që fatkeqësisht nuk është më. Unë jam në ‘Portokalli’, por nuk përjashtoj mundësinë të jem kudo”, tha ai në një intervistë në Vizion Plus.
Burime për Juda.al theksojnë se ‘Portokallia’ në shtator transferohet te ‘ABC News’. Nuk dihet nëse shkojnë me të njëjtin emër apo jo, por mendohet ta ndryshojnë ne ‘Mandarinat’. Regjisori Altin Basha është parë në ambientet e ABC News. Aktoret akoma nuk janë kontaktuar për këtë pune dhe mesa duket nuk do ftohen te gjithë te shkojnë.
Një tjetër burim i sigurtë thotë se njëri prej aktorëve kryesorë të ‘Portokallisë’ ka reaguar nga këto lajmet e fundit që qarkullojnë dhe thekson se regjizori Altin basha nuk përfaqëson as atë as trupën e aktorëve. Te shohim lëvizjen qe do beje Top Channel ne këtë drejtim.
/aktoretshqiptare.info