Ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Champions League nuk kanë rezervuar supriza, me Liverpool dhe PSG që vazhdojnë më tej.

Barcelonën i duhej të bënte mrekullinë sonte për shkak se ndeshja në Kamp Nou kishte përfunduar me rezultatin 4:1, por Kylian Mbappe ia preu ëndrrën në minutën e 30, teksa shënoi nga pika e bardhë. Barcelona u mjaftua me një super gol të kapitenit Lionel Messi, i cili nuk e ka humbur shkëlqimin e tij, pavarësisht vështirësive të ekipit.

Nga ana tjetër Liverpool bëri detyrën në Anfield duke fituar 2:0 kundër Leipzing, rezultat ky i njëjtë me ndeshjen e parë, ku të kuqtë fituan po aq në Gjermani.

Me s’kualifikimin e Juventusit mbrëmjen e djeshme, shohim përsëri dy yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi që largohen gjithnjë e më shumë nga mundësia për të ngritur edhe një herë trofeun e Champions League.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re