Kanë përfunduar takimet e kësaj të mërkurë në kuadër të Champions League.

Skuadra e Juventusit është treguar e pafuqishme përballë Portos në Portugali. Ata u mposhtën me rezultatin 2 me 1 dhe tashmë shpresojnë se Cristiano Ronaldo do të jetë në gjendje si gjithmonë t’i shpëtojë nga situata e vështirë në ndeshjen e kthimit në Torino.

Nga ana tjetër, gjermanët e Dortmund kanë fituar me vështirësi në Spanjë përballë Sevillas me rezultatin 3 me 2. Ka qenë përsëri Erling Braut Haland heroi i Dortmund, duke shënuar 2 gola.

Në këtë mënyrë gjithccka mbetet e hapur dhe skuadrat që do të kualifikohen do të vendosen ndeshjet e kthimit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re