Ka ndërruar jetë ish-komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Esat Krasniqi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një postimi në rrjetet sociale.

Esat Krasniqi cilësohej si “luani” i luftës së Koshares kundër forcave serbe.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin se sonte ka ndërruar jetë ish-komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Esat Krasniqi.

Përjetësisht mirënjohës për kontributin e tij, i cili tërë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare, duke u shquar si koordinator i shkëlqyeshëm për udhëheqjen dhe funksionalizimin e jetës ushtarake në Betejën e Koshares”, shkruan Haskuka.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjen dhe bashkëluftëtarët e tij.

Me pikëllim të thellë mora lajmin se sonte ka ndërruar jetë ish-komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare,…

Posted by Mytaher Haskuka on Wednesday, March 24, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re