Manchester City mbetet i pathyeshëm për 16 ndeshje, duke treguar kështu se ekipi Guardiaolës synon rrëmbimin e titullin kampion. Një ndeshje jo e lehtë të paktën në letër ajo përballë Tottenham, por Citizens kanë shkatërruar ekipin e Murinjos që po kalon periudhën më të keqe të sezonit.
Tre me zero dhe dy gola nga gjermani Gyndogan, i cili ka harruar se roli i tij është mbrojtës dhe jo ai i sulmuesit. Sfida u zhbllokua në mesin e pjesës së parë, me anë të penalltie nga Rodri.
Gyndogan do të shënonte të dy golat në pjesën e dytë në minutën e 50-të dhe të 66-të. Të pafuqishëm djemtë e Jose Mourinhos, të cilët regjistruan humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit në kampionat.
/faxweb
