Daljet që Çlirim Gjata dhe të tjerë përfaqësues të Partisë Demokratike bënin kohë më parë nga selia blu, sipas vetë atij kanë patur një prapavijë të rëndë. Gjatë një bisede në Klan News anëtari i Komisionit të Rithemelimit tregoi për urdhra që vinin papritur.

“Ai nuk e do PD-në për opozitë, por për biznes. Kemi trajtuar herë pas here deklarata, kemi dalë me emra kundër oligarkëve dhe papritur binte heshtja. Ne dilnim në deklarata me emra, përmendnim biznese, oligarkët, korrupsioniun që bënin me Edi Ramën. Pastaj, heshtje totale, ndërpritej gjithçka. Tani jam i bindur që këto kanë shpërbyer për gjoba. Bënim deklaratën, ata paguanin gjobën dhe ne demokratët rrinim”, u shpreh Gjata.

Gjata deklaroi gjithashtu se selia e PD shumë shpejt do t’u kthehet demokratëve, ndërsa ai i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të nisë hetimet. Duke iu referuar protestës së 8 janarit, Gjata tha se në PD ndodhej një grup paramilitar që ishte i gatshëm të përdorte armë dhe dhunë ndaj protestuesve.

“Policia nuk ka bërë asgjë për informacionet e sakta që ka pasur. Në ambientet e PD ka pasur grup paramilitar të armatosur. Ishin të gatshëm që të përdornin armët dhe dhunë kundër protestuesve. Prokuroria dhe policia nuk heton me pamje. Por ndjek penalisht individualisht. Sa i takon 18 protestuesve dolën para gjyqit pa fakte. Kishte raste kur vetë prokurori u shpreh se këtë e ka ndaluar policia, por për të s’ka provë. Këta persona nuk janë kapur në oborrin e PD. Prokuroria dhe policia, megjithëse kanë pasur se në 6 dhe 7 kanë pasur regjistrime të denoncimeve se; në seli ka njerëz të armatosur, s’kanë bërë kontrolle. problemi është se policia nuk ka bërë asgjë për grupin paramilitar të armatosur që ka qenë brenda në PD. Asnjë nuk është ndaluar nga policia, pasi ka pasur marrëveshje mes Bashës dhe policisë që ata të rrinë aty dhe mos t’ju hyjë asnjë gjemb në këmbë”, tha Gjata.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re