Banoret e lagjes “Shënkoll” në Elbasan janë ngritur sot në protestë për mbifaturimin e faturave të ujit të pijshëm . Sipas tyre për sa kohe kanë sahat në banesa nuk është e drejtë të paguajne më shumë sesa konsumojnë. Te indinjuar kërkojne zgjidhje nga drejtuesit e ndërmarrjes .

Njëri prej tyre u shpreh për kamerën e Fax Neës se së fundmi I ka ardhur fatura e ujit 284 mijë lekë të vjetra, kur ai banon vetëm me gruan dhe se nuk di çfarë të bëjë për ta paguar.

Ndërkohë drejtori I AKE ua kalon të gjithë përgjegjësinë 2 punonjësve duke thënë se janë hequr nga puna pasi kanë lëshuar faturat nga shtëpia pa dalë në terren, por megjithatë qytetarët do të paguajnë shumën që është në sistem.

Qytetari:“Na ka ardhë një faturë shumë e rëndë uji, jemi njerëz që në çdo muaj lajmë drita e ujë që të flemë rehat. I thashë zonjës aty sa është, 240 mijë lekë vetëm për ujë. E mblodha veten, erdhi faturisti tha se kam bërë unë por ata. Ke një debi më tha, e pagova. Në gusht shtator tetor përvec harxhimit pagova dhe 20 mijë lekë tepër.

284 mijë kishte ardhur tani, edhe fabrike peshku të kisha pas nuk kishte ardh fatura kaq. Unë me gjithë grua jam, është skandaloze. Nuk e dua borxhin, por paguaj rregullisht, dy veta në shtëpi 500 metër kub. Kur vijmë këtu atje janë ca punonjëse, ikni se jeni larë e shpëlarë na thonë, është e tmerrshme! Me atë shumë që më ka ardhur mua, as me 3 muaj pension nuk e plotësoj dot!

Drejtori i Ujësjellësit në Elbasan: Në lidhje me ankesate qytetarëve, ka ndodhur një fenomen që dy punonjës nuk e kanë kryer detyrën siç duhet, I kanë lëshuar faturat nga shtëpia pa ikur fare në terren.

Ne kemi marrë masa, kemi larguar punonjësit dhe kemi vendosur të tjerë dhe këta kanë kryer punën siç duhet por qytetarët duhet të paguajnë aq sa kanë shpenzuar. Qytetarët janë të rregullt me pagesat e tyre, sidomos moshat e treat dhe ne na vjen shumë zor për këto situata por për një punonjës nuk mudn të penalizojnë gjithë kompaninë.

Do i thërrasim një për një ata dhe të shohim, por çfarë është në sistem do të paguhet.

Gazetarja:Edhe pse është gabim i juaj?

Drejtori:Po personi që ka bërë shkeljen do mbajë përgjegjësi, unë I mirëkuptoj problemet e tyre dhe do I mirëpres.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re