Lionel Messi mbërrin në Paris dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizmi nga ana klubit të PSG për kontratën dyvjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Sulmuesi argjentinas do të përfitojë 35 milionë euro në sezon. Rreth mesditës, Messi la shtëpinë e tij dhe u nis drejt aeroportit të Barcelonës me destinacion Parisin. Gazetarët e shumtë pyetën babain e tij nëse po shkonte të firmoste me PSG-në dhe ai e ka thënë po.

I pyetur pse ndodhi ndarja me Barcelonën, i ati u përgjigj: Pyesni klubin, zbulojeni atje. Pas më pak se dy orë fluturim, Messi mbërriti në Paris, ku kishin dalë mijëra tifozë në pritje të tij.

EN DIRECTO | Locura en París ante la llegada de Messi: el astro argentino acaba de aterrizar https://t.co/LsAGkifDgi pic.twitter.com/pOq5YZAWTL

— MARCA (@marca) August 10, 2021

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re