Inflacioni nuk po njeh ndalje dhe të gjitha parashikimet janë që ai do të vijojë rritjen edhe në muajt në vijim.

 

Në dhjetor u shënuar norma më e lartë e 11 viteve t fundit, 3.7%, por tendenca do të vijojë edhe për disa muaj të tjerë. Eksperti i ekonomisë Elvin Meka shpjegoi në E-ZONE arsyet:

 

Të paktën deri sa të kalojnë këto muaj të ftohtë dimri, inflacioni nuk do të stopojë, pasi çmimet e larta të energjisë po mbajnë lart këtë tregues. Bëhet fjalë për elementin bazë të ekonomisë sic është energjisa elektrike, kostoja e të cilës afekton të gjithë zinxhirin ekonomik– u shpreh Meka.

Sipas të gjitha pritshmërive, Banka e Shqipërisë është duke u bërë gati për të rritur më tej normën e interesit, për të frenuar këtë rritje dhe kjo pritet të ndodhë, sipas Mekës në muajin në vijim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko