Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është pyetur se çfarë do të ndodhë, nëse zgjedhjet manipulohen dhe vidhen votat.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Çfarë ndodh nëse vidhen votat nesër?
Basha: Kemi marrë të gjitha masat që na takojnë për të garantuar votat e shqiptarëve. Por garancia më e madhe, që një njeri të mos marrë peng të ardhmen e vendit, është të dalin masivisht në kutitë e votimit dhe të votojnë për ndryshimin, që janë të etur të gjithë.
Rakipi: Nesër ju nuk kemi më legjitimitet, për të thënë u vodhën votat?
Basha: Vjedhja e votave është dokumentuar nga ODHIR. Është bërë kusht për të hapur negociatat. Nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar. E vetmja mënyrë që shqiptarët të shpëtojnë veten, familjen dhe shoqërinë është të sjellin ndryshimin.
Garancia për largimin e njeriut që dështoi në gjithçka, është pjesëmarrja masive me votë. Përgjegjësia është e çdo qytetari. E ndjej dhe e prek kudo.
/TPZ.al/