Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat për situatën epidemiologjike në vend.
Sipas MSH gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën tre qytetarë. Ndërsa nga 645 teste të kryera janë identifikuar 278 persona.
Sipas autoriteteve shëndetësore në 24 orët e fundit janë shëruar 975 pacientë.
Njoftimi: Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 645 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 278 qytetarë, në këto bashki:77 në Tiranë, 27 në Lushnje, 24 në Vlorë, 21 në Durrës, 19 në Sarandë, 13 në Divjakë, nga 9 qytetarë në Vorë, Berat, 8 në Kavajë, 7 në Himarë, nga 6 qytetarë në Mirditë, Fier, Librazhd, nga 5 qytetarë në Has, Delvinë, Devoll, Prrenjas, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Gjirokastër, Gramsh, 3 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Bulqizë, Përmet, Tepelenë, Peqin, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Roskovec.Janë 7,539 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 66-75 vjeç, një qytetare nga Fieri 80 vjeçeJanë shëruar 975 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 301,288 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (1 Gusht 2022)Raste të reja ditore 278Të shëruar në 24 orë 975Të shtruar në spitale 35Humbje jete në 24 orë 3Testime ditore 645
Testime totale 1,918,822Raste pozitive 312,375Raste të shëruara 301,288Raste Aktive 7,539Humbje jete 3,548
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,952Fier 625Durrës 573Vlorë 454Elbasan 393Korçë 331Shkodër 327Berat 251Gjirokastër 238Lezhë 219Dibër 114Kukës 62