4 roje të Papa Franceskut në Vatikan kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, njofton selia e shenjtë. Të gjithë ata janë vendosur në karantinë, ndërkohë që pritet që vetë Papa Francesku të mbahet në monitorim nëse do të shfaqë shenja të virusit.

“Të katër rojet me simptoma janë izoluar”, thotë zëdhënësi Matteo Bruni. “Kontrollet e nevojshme po kryhen në këto orë midis atyre që mund të kenë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me ta”.

“Të gjithë rojet, në detyrë ose jo, mbajnë maska, brenda dhe jashtë, dhe respektojnë masat e përcaktuara shëndetësore”, shtojnë zëdhënësit e medias në Vatikan.

Pas këtyre rasteve, gjithë vëmendja është përqendruar te vetë Papa Francesku, i cili më herët ka treguar që ka pasur një problem me mushkëritë në rininë e tij./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re