Covid-19 ka infektuar kryebashkiakun Vangjush Dako dhe familjen e tij. Burime bëjnë me dije se ka rezultuar pozitivë ish-kryebashkiaku Vangjush Dako dhe bashkëshortja e tij, e cila punon në Drejtorinë e Shëndetit Publik në qytetin e Durrësit. Ky institucion i cili është mbyllur tashmë nga ISHSH dhe po kryhen të gjitha dezinfektimet.

“Mes tyre dyshohet të jetë edhe bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Madje dyshohet se edhe Vangjush Dako të ketë bërë tamponin e koronavirusit, por nuk janë dhënë të dhëna si kanë dalë rezultatet e tij. Në çerdhet dhe institucionet që administrohen nga shëndeti publik duke qenë se personeli ka qenë më ndërrime mujore kanë nisur të bëhen tamponët. Paniku është i madh dhe rreziku serioz”, raportoi më herët Ora News.

Nuk dihet se ku është infektuar familja Dako, po hetohet nga ana e autoriteteve shtetërore, nëse shkaku është bashkëshortja apo apo vetë ish-kryebashkiaku. Sipas burimeve, Vangjush Dako nuk ka pasur shumë probleme dhe se prej një jave është vetizoluar në shtëpi.

Të gjithë punonjësit e laboratorit mikrobiologjik në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Durrës që janë marrë me analizat sot janë në shtëpi. Laboratori është mbyllur. Është lënë vetëm një person që punon me kompiuter. Mbyllja ka ardhur pasi 4-5 punonjës të laboratorit kanë dalë pozitiv me koronavirus.

Ditën e sotme në Durrës u regjistruan 10 raste të reja pozitive, ndërsa një 44 vjeçare humbi jetën.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re