Doktor Petrit Vargu ka deklaruar se në Shqipëri fshihen shifrat e vërteta të vdekjeve dhe shtrimeve nga Covid-19.

Në një lidhje direkte me Skype për ‘ABC e Mëngjesit’, ai u shpreh se arsyeja që ndodh është sepse qeveria do që ta konsideroj një sukses të saj.

“Herë pas here kemi parë që ka rritje të rasteve, pasi ka rritje ka të testeve. Pasi këto raste kanë qenë edhe më herët.

Ju e mbani mend të gjithë se çfarë ndodhi vjet në Bergamo, ku nuk kishte vend të fusnin arkivolet. Ky ishte vetëm 30% e numrave. Ne jemi jashtëzakonisht poshtë imunitetit të tufës.

Nuk janë ato shifra, por indikatorët që ato kanë vënë për gravitetin e pandemisë në Shqipëri. Janë të detyruar të ulin shifrat për të thënë që problem i pandemisë ishte një sukses për Shqipërinë”, tha Vargu.

Më tej, ai theksoi deklaratën e bërë disa muaj më parë që tani Shqipëria është duke kaluar valën e tretë të pandemisë.

Sipas Vargut, duhet që vendi jonë të marri masa, duke qenë se po dyshohet se ka ardhur mutacioni anglez.

“Aktualisht jemi në valën e tretë të pandemisë dhe gjithë Europa, jo vetëm Shqipëria. Nuk duhet të harrojmë një gjë, mutacionet e reja janë më tepër teorik se praktik. Ne nuk kemi nevojë që të kemi mutacione, pasi variant anglez është më shumë se 50%. Po ne nuk na shqetëson se i morëm masat tona.

Ne themi kështu e ka bërë gjermani, italini, francezi. Po pse nuk i bëni si ata? Pse nuk i ndërprisni shkollat si ata, kur thuhet që mutacioni kap moshat e reja”, u shpreh doktori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re