Ilustruese

Pavarësisht numrit të lartë të infektimeve ditët e fundit, të dhëna në buletinin e përditshëm nga ministria e shëndetësisë, duket se në juglindje infektimet në institucionet arsimore janë drejt rënies.

Pas numrit të ulët të infektimeve në Korçë, edhe në Pogradec momentalisht janë vetëm 6 mësues dhe 3 nxënës të prekur nga Covid-19.

Nga drejtoria vendore e arsimit bëhet me dije se mësuesit janë të karantinuar ndërsa nuk është dashur zëvendësimi i tyre me mësues të portalit, shkak edhe mësimi i alternuar i cili ka është duke u implementuar në këto shkolla.

U janë marrë tamponet edhe kontakteve të këtyre të fundit.Në qarkun e Korçës janë 948 raste aktive me Covid 19

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re