Mbërrin charteri i parë me turistë nga Bullgaria. Një grup bullgarësh kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar, duke qenë se vendi ynë ka edhe masa shumë të lehta për pandeminë.

 

Fotot e udhëtimit të tyre janë shpërndarë në “Facebook” nga ambasada shqiptare në Sofje.

 

Disa ditë më parë, në prag të sezonit turistik, qeveria miratoi një fond prej 100 milionë lekësh me qëllim promovimin e Shqipërise me moton “COVID free” ose “Pa COVID”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re