COVID-i ka marrë jetë në moshë shumë të re piktorit Kristi Baba.

Piktori ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në moshën 30-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije babai i piktorit me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Me hidherim te thelle dhe dhimbje te madhe ju njoftojme se djali yne i vetem Kristi Baba piktor u nda nga jeta ne moshen 30 vjecare ne lulen e rinise duke mos e fituar betejen me covidin. Ti per ne ishe jeta dielli ishe ajri ishe drita e shtepise . Tu shuan gjithe enndrrat e tua dhe perkushtimi qe kishe per artin dhe po pregatiteshe per ekspozite ne nentor qe qe nuk ja arrite. Gjithe endrrat tua u prene ne mes. Biri yne pushofsh ne paqe ! Qofte i parajses! Drite i paste shpirti!

Ceremonia mortore do te zhvillohet neser me dt. 15.10.2021 nga ora 10 deri 12 ne hollin e hotel internaciona”shkruan babai i 30-vjeçarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re