Mbrëmjen e kësaj të marte Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë blu.

Mësohet se temë e diskutimit ka qenë rakordimi i hapave të opozitës drejt zgjedhjeve si dhe regjistrimi i koalicioneve pasi të mërkurën është afati i fundit.

LSI pritet të garojë me listën e saj, ndërsa PD dhe aleatët do të regjistrohen si koalicion, duke u përfshirë në 1 listë. Opozita e bashkuar do të firmosë së shpejti marrëveshjen për qeverisjen pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Të njëjtat burime thanë se gjatë takimit të sotëm, është diskutuar edhe agjenda e përbashkët e opozitës për fushatën zgjedhore në Shqipëri për 60 ditët e mbetura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re