Autoritetet greke kanë parashikuar që kushtet ekstreme të motit do të shoqërojnë rajonin deri më 6 gusht. Meteorologët theksojnë se Greqia ka hyrë në një valë të nxehti historik. Të hënën temperaturat pritet të arrijnë kulmin në nivel lokal duke kapur vlerat e 47 gradë Celcius.

Sipas ekspertëve kjo valë e të nxehtit është një ndër më ekstremet në vitet e fundit, dhe konsiderohet si historike. Shërbimi kombëtar meteorologjik ka lëshuar një buletin emergjent për paralajmërimin e fenomeneve ekstreme të motit që do të jenë prezente përgjatë gjithë javës së ardhshme.

Dy ditët e para të kësaj jave konsiderohen ditët më të vështira, ndërsa rënia e lehtë nis nga e premtja në Greqinë Perëndimore, qendrore dhe veriore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re