Exit Poll-et e para kanë dalë tashmë për zgjedhjet në Kosovë, sipas të cilave , fituese do të jetë Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Institutit të Prishtinës për Studime Politike ,PIPO, kjo forcw (LVV-ja) merr 41.8% të votave duke u shpallur dhe parti fituese.  Në vend të dytë renditet PDK me 16.5%, ndjekur nga LDK me 15.2%, AAK me 7.2%, Nisma me 2.6%. Ndërkaq pakicat marrin 16.7%.

Po sipas këtij instituti, Vetëvendosje merr 52 ulëse në parlament, PDK 20, LDK 19, AAK 9 dhe komunitetet e pakicave 20.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re