Dy ditë pas aksidentit ku humbi jetën e reja Anxhela Çapo, publikohen pamjet e momenteve pak përpara përplasjes që i mori jetën 22 vjeçares. Në aksident mbeti e plagosur 23 vjeçarja Silvana Muho.

Dy vajzat që kanë qenë duke udhëtuar me makinën tip Hyndai, me një shpejtësi tepër të madhe që i kalonte 150 km në orë në një kohë që në këtë autostradë limiti është 90 km/h.

Po ashtu në videon pak sekonda para ngjarjes, publikuar nga News 24, duket që shoferja është duke luajtur me timonin.

Në këtë video sipas detajeve si thonjtë, unaza por edhe një tjetër video e realizuar pak minuta para ngjarjes nga telefoni i të plagosurës Silvi Muho, duket që në timon ka qenë viktima Anxhela Çapo ndërsa pas aksidentit policia ka arrestuar të plagosurën.

Videot kanë qenë në telefonin e Silvana Muhos, vajza e cila mbeti e plagosur në aksident.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re