Kanë dalë pamjet e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, 2 persona kanë humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim, dhe paraprakisht dyshohet se një prej mjeteve ka hyrë me semafor të kuq, ndërkohë që siç shihet dhe nga pamjet, përplasja ka qenë tepër e fortë, aq sa mjetet janë shkatërruar plotësisht.

Dëshmitarë që ishin në vendin e ngjarjes, i thanë JOQ, se brenda një prej makinave që u përfshi në aksident është gjetur një armë zjarri tip AK47.

Kjo pistë nuk konfirmohet ende nga policia e Tiranës, që dha vetëm një informacion paraprak për këtë ngjarje të rëndë.

Personat që kanë vdekur si pasojë e përplasjes janë me inicialet L.C dhe A.B, ky i fundit 69-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.