Policia e Sarandës ka arrestuar 3 shtetas të cilët akuzohen për 14 vjedhje gjatë sezonit turistik në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit.

Në pranga ka përfunduar Nazmi Liçi (25 vjeç), banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale të “Plagosjes” dhe “Vjedhjes”.

Erion Bylykbashi (30 vjeç), banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes” dhe Ani Lici (22 vjeç), gjithashtu banues në këtë qytet.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë vjedhur në 14 raste shuma parash dhe sende personale të pushuesve vendas e të huaj duke u marrë portofolët në banesat që kishin marrë me qera apo në dhomat e hoteleve ku ata pushonin si dhe në një rast kanë vjedhur një shumë parash në një subjekt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve, konkretisht automjeti tip “BMW” në posedim të shtetasit Ani Lici.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re