Nga numërimi deri tani i kutive të votimit në të gjithë Shqipërinë, gjithmonë bazuar te të dhënat e KQZ-së, PS është në avantazh. Nga selia e PD-së ditën e sotme erdhi i pari reagim nga Jorida Tabaku e cila shprehet se kjo forcë politike ka rritje në njësinë 10 në Tiranë.
Ndërkohë që ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani ka bërë një postim në Facebook, që edhe pse nuk është i specifikuar, natyrisht që i referohet procesit zgjedhor të 25 Prillit. “Nuk kish si ndodhte ndryshe dhe nuk ndodhi nga budallalleku, por nga ligësia” shkruan ai në rrjetet sociale .
Ndërkohë deri më tani janë numëruar 1695 nga 5199 qendra votimi, nga ku rezulton se Partia Socialiste ka marrë 49.51%, PD 38.72%, LSI 7.11%, PSD 1.96% dhe Nisma Thurje 0.59%.
Partia Socialiste e Edi Ramës udhëheq bindshëm dhe deri në këto momente është projektuar si fituese e zgjedhjeve. Ndërsa në rradhët e opozitës duket se ka zhgënjim.
Lexo edhe:
Përditësimi i KQZ/ Kush po i fiton zgjedhjet, rezultati në rang vendi