DASH vlerësoi ditën e djeshme ish-kerun e KED-së, Ardian Dvorani si ithtar të reformës në drejtësi.

Vlerësimin e Dvoranit e ka mirëpritur dhe Ambasada Amerikane në Shqipëri, e cila poston një foto të gjyqtarit Ardian Dvorani duke marrë certifikatën e tij të çmimit Kampion Kundër Korrupsionit.

Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë vërshuar me komente në faqen e ambasadës. Një nga ata i thotë se Dvorani është kriminel i drejtësisë.

“Ky është një kriminel i kohës së komunizmit,” shkruan një nga komentuesit.

Një tjetër komentues bën ironi me ambasadën duke shkruar: “Kjo eshte mbeshtetja juaj per reformen ne Drejtesi.Bravo SHBA,po bravo dhe juve te Ambasades Amerikane ne Shqiperi!”

Më i ashpër ka qenë reagimi i një tjetër komentuesi i cili e cilëson Dvoranin si hetues të diktaturës: “Zoterinj Amerikane: A mund te jete kampion i Drejtesise Shqiptare ne 2021 Hetuesi i Diktatures te 1990? Pse talleni me shqiptaret? Ae dini qe Ardina Dvorani, ka qene hetuesi i Diktatgures, qe denoi me BURG shkodranet qe rrezuan bustin e Stalinit ne Shkoder ne vitin 1990? A e dini, qe Dvorani NUK DEKLAROI 100 milione leke ne VETING, pra, duhet qe te ishte ZHDUKUR nga Gjyqesori, si gjyqtar QE NUK JUSTIFIKON DOT PASURINE, pra, SI GJYQTAR I KORRUPTUAR. A e dini, qe Ardian Dvorani, si kryetar i KED ka shkelur Kushtetuten e Shqiperise per caktimin e kandidateve per ne Gjykaten Kushtetuese dhe kete e ka bere sepse BERI POLITIKEN e Kryeministrit Rama, per te kapur Gjykaten Kushtetuese? Zoterinj Amerikane: A mund te jete kampion i Drejtesise Shqiptare ne 2021 Hetuesi i Diktatures te 1990? Mos u tallni kaq shume me shqiptaret”.

Ndërsa një tjetër i shkruan që punonjësit e ambasadës duhet të marrin komentet, t’i perkthejnë dhe t’ia tregojnë ambasadores Kim.

“Të nderuar punonjes të Ambasades të vendit tim ju lutem perktheni commentet dhe vendosni ne tavolinen e Ambassadores Kim. Reagime me negative nuk kam lexuar ne veb site e Ambasades sone ne Tirane për nje vendim të State Department ndonjehere. Thank you in advance. Best Regards,” shkruan ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re