Akil Kraja, anëtar i Këshillit Kombëtar në PD i ftuar në emisionin “Të vaksinuarit” që modelohet nga Aulon Kalaja ka debatuar me Fatbardh Kadillin me të cilin ndan mendim ndryshe.

Sipas Akil Krajës, lëvizja e iniciuar nga Sali Berisha ka rikthyer shpresën tek demokratët të cilët sipas tij po e mbështetin gjerësisht dhe kërkojnë ndryshimet në nivele drejtuese të PD-së.

I mendimit kundër është Fatbardh Kadilli i cili tha se kjo nismë që ka marrë Sali Berisha bëhet vetëm për interesin e tij personal dhe po dëmton PD-në. Sipas Kadillit, Berisha-Basha kishin marrëveshje të fshehtë mes tyre duke mbështetur kryetarin aktual në zgjedhjet e fundit brenda partisë, gjithçka ndryshoi kur Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së.

Akil Kraja: Këta janë të zgjedhur nga baza, duhet të bëjnë një akt demokratik që të flasin, janë të lodhur më shumë se 8 vite humbje të njëpasanjëshme prej vitit 2013. Shqipëria po humbet shumë, jo vetëm PD. Ata kërkojnë një ringjallje të PD, për të mposhtur këtë qeveri të kriminalizuar dhe për të sjellë ëndrrën dhe shpresën në Shqipëri. Këtu ka vetëm krim, më 11 dhjetor demorkatët do të jenë pasivisht. E falenmderoj Berishën pasi nga lëvizja e tij po zgjon të gjithë3. PD kërkon që demokracia të jetë vendimarrse. Demokratët në të përditshme pyesin cfarë po bëni ndryshoni, edhe Berisha ka përgjegjësi me heshtjen e tij. Demokratët kërkojnë ndryshim , ne po qeverisemi nga krimi i organizuar.

Fatbardh Kadilli: “Të lutem me lër të flas, 80% votuan Bashën, megjithëse se e dinin se ishte humbës të frymëzuar nga Berisha, ndoshta edhe i korruptuar sic e thatë ju, statuti i PD që kemi sot nuk e bën partinë të funksionojë mirë. Kur unë kundërshtoja Bashën mu hodhën kundër të gjithë ata që sot janë në krah të Berishës, Paloka,Vokshi dhe shumë të tjerë. Sot është dita më e keqe e jona sepse kemi dy kuvende të përçarë. Ishte në interesin e ngushtë mes Bashës dhe Berishës, kur u prish marrëveshja dolën “petët e lakrorit”. Berisha ka hallin ne tij personal, ajo që ai po thotë tani, unë i kam thënë me kohë.

Akil Kraja: Më 11 dhjetor do të na bashkohesh në Këshillin Kombëtar?
Fatbardh Kadilli: E kam thënë më që më parë që do të marr pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit. Mendimi im për PD është ndarë në dy parti dhe ka përgjegjësi të thellë. Në cdo vend ku mblidhen demorkatët unë do të shkoj. Ato që po propozon sot Berisha do ti bëjë mirë PD por sërish do të jemi dy copë. Nuk e di cdo të ndodhë në 11 duke parë zhvillimet do të konfirmoj. Berisha dhe Basha nuk bëhen asnjëheri me njëri- tjetrin. Zgjidhja që i duhet PD nuk ëhstë një pariti për bashin dhe për Berishën por një parti për demokratë3t ata po sakatojnë PD, nuk është rithemelim ky.

Akil Kraja: Ka 8 vite që Basha humb njëpasnjëshme ka nevojë për në ndryshime të madh jo vetëm të emrit por edhe ndryshime në statut. Do të shikoni që në konceptin e mënyrës si do të jetë opozita në vijim. Këtu është një betejë për të gjithë në. Nuk është Berisha që po përdor Berisha. Është shumë e thellë zhgënjimi i humbjes së fundit dhe kemi nevojë për një elektroshok. Më 11 dhjetore demokratët kërkojnë gjallërim që PD ti rikthehet vlerave. Berishën kisha 6 vite pa e takuar, nuk kemi asnjë mënyrë për ti rikthyert shpresën demokratëve.
Bardhi: E mori humbësi partinë

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re