Deputet i PD në qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha i ftuar në emisionin “Të vaksinuarit” që moderohet nga Aulon kalaja ka folur për çfarë ndodhi në protestën e 8 janarit në selinë blu.
Hoxha thotë se në rast se do të kishte deputetë të dhunuar apo persona që do të humbin jetën atëherë do të tërhiqej përfundimisht nga politika. Por në një moment ndërhyn Besa Manaj, anëtare e Këshillit Kombëtar PD e cila tha se ky tension u shkaktua dhe u provokua nga dyer e blinduara që kishte vendosur Basha në selinë e PD-së.
Flamur Hoxha:
“U bënë ditë që po transmetohet ditë dhunë ajo ishte ditë e shëmtuar për PD për të gjithë ne demorkatët. Nuk kishte asnjë arsye përse të dhunoheshim me njëri-tjetrin, fatkeqësia më e madhe e PD që jemi të ndarë në kampe, kjo më dhemb shumë sepse unë flas si deputet. Unë kam mbajtur një qëndrim dhe arritëm në një pikë që pala përgjegjëse të mbajë përgjegjësi, nuk do doja kurrë që protestuesit të prekeshin nga policia. Nuk ishte nevoja të dhunoheshe cdo gjë që gjendeshe brenda, cfarë kishin qëllimin ata që u futën me dhunë?
Besa Manaj- Anëtare e Këshillit Kombëtar PD:
“Isha në protestë, isha tek dera që ishte hapur. Edhe Basha ne nuk na ka thënë përse duhet të blindoheshin dyert? Unë isha pjesë e protestës por këtu është dhunuar pluralizmi, metoda për blindimin e dyerve është metodë staliniste, kujt i blindohen dyer kisha një pyetje për Hoxhën?
Flamur Hoxha futet në debat:
“Ne nuk duhet të jemi hipokritë, protesta ishte thirrur për tu futur në godinë. Mirë që dyer ishin të mbyllura, nëse në atë godinë do të kishte dhunë deri në humbje jete unë do ti vendosja kryqin politikës, dhe karrierës time. Kemi 4 muaj që dy palët janë në llogore, PD nuk vuan që të jetë në seli, PD të zgjidhet në mënyrë ligjore”, tha Hoxha.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
