“Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje” është bërë shkak për debate mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

Sipas deputetes së PD Jorida Tabaku kjo agjenci shton burokracitë. Një tjetër shqetësim i saj është buxheti dhe efektet financiare që shkakton ky projektligj.

Diskutimet në Komision:

Shalsi: Do të doja të bënim gati një propozim nga komisioni. Unë shpesh ndodhem mbi një trysni këtu ku njëri flet gjatë e tjetri më pak. Do të doja të bëja disa balanca mbi kohën e pyetjeve dhe diskutimeve. Unë do bëj gati një draft dhe inkurajoj që ta mbajmë këtë linjë.

Tabaku: S’ka asgjë të keqe sepse kështu e keni vizionin e luftës ndaj korrupsionit. Ministri i Drejtësisë s’duhet të ishte koordinator korrupsioni. Krijimi i kësaj agjencie nuk është një mjet shtesë por e shton burokracinë, këtu ka një sërë. Shqetësimi që dua të ngre mbi buxhetin.

Nëse s’jeni të aftë të përcaktoni efektet financiare e tërheqim silleni më vonë miratohet buxheti dhe do të ketë fonde aty. Detyrimi ligjor është që çdo projektligj duhet të vijë me efektet financiare, këtë detyrim ky projektligj se plotëson.

Përfaqësuesi i ministrisë: Sa i përket efekteve financiare në projektligj është shkruajtur se këto efekte nuk mund të caktohen tani. Këto efekte nuk mund të përcaktohen tani por ne kemi dy rezerva në projektbuxhetin e 2022, nëse do të lindë nevoja për të pasur shtesë në organikë për agjencinë.

Ne i kemi marrë masat. Ka dy rezerva fondi i këshillit të ministrave dhe numri rezervë i numrit të punonjësve që do shërbejë për këtë qëllim. Është e papërcaktueshme si do të jetë efekti shtesë.

Tabaku: Nuk mund të krijojmë një agjenci dhe të presim të bëhen aktet ligjore për të përcaktuar efektet. Të përdorim fondin rezervë për të krijuar agjenci dhe për të paguar punonjës më duket jashtë çdo diskutimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re