Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë kritikoi të premten debatin e lindur kohët e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës lidhur me hetimet për zbulimin e origjinës së pandemisë së koronavirusit. Michael Ryan u shpreh se i gjithë procesi mund të “helmohet nga politika”.

Duke folur në Gjenevë, shefi i emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr. Michael Ryan tha se ka të ngjarë që të duhen “studime të shumta” për të përcaktuar burimin e vërtetë të koronavirusit, duke thënë se kompleksiteti në këtë mes sugjeron që kjo mund të mos jetë e mundur.

“Ne do të dëshironim që të gjithë atje të ndajnë nëse munden, politikën e kësaj çështjeje nga shkenca. I gjithë ky proces po helmohet nga politika. OBSH është një organizatë dhe ne kërkojmë të punojmë me të gjitha vendet tona anëtare për të kërkuar përgjigje…,”-tha ai.

Më tej, Ryan tha se pretendimet e ditëve të fundit lidhur me origjinën e virusit, të nxitura nga urdhëri i Presidentit Joe Biden për agjencitë e zbulimit këtë javë mbi rinovimin e përpjekjeve të tyre për të hetuar burimin e koronavirusit, ishin kryesisht pa prova.

Marrë nga Deccan Herald

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re