Gjatë emisionit “Shock” në Euronews Albania, ku flasin analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu, ka patur një debat mes Bushatit dhe moderatores së emisionit.

Shkak është bërë titulli i emisionit, të cilin Bushati tha se Euronews e ka censuruar. Ndërsa moderatorja e emisionit deklaroi se titulli është publikuar sipas “standarteve të Euronews” dhe se analisti duhet t’u “përshtatet këtyre standateve”.

Pjesë nga debati: 

Andi Bushati: Shpresoj që këtë Euronews të mos na e censurojë, siç ka censurur titullin e emisionit.

Moderatorja: Ç’lidhje kishte me censurimin këtu Bushat?

Andi Bushati: Sikur kishim titull tjetër, “Meta, fushatë me banditë”, jo vetëm fushatë me banditë.

Moderatorja: Ne veprojmë sipas standarteve të Euronews dhe këtu është Euronews Albania.

Andi Bushati: Kjo është çështje censure pastaj.

Moderatorja: Nuk është censurë, por ka disa standarte, disa parime të cilat ne i respektojmë.

Andi Bushati: Të cilat ne nuk i kemi?

Moderatorja: Nuk e di, ju duhet të përshtateni.

Andi Bushati: Jo nuk kemi ndërmend,  kemi 30 vjet s’jemi përshtatur me censurën.

Moderatorja: Ky është Euronews Albania, nuk është si në televizionet e tjera.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re