Reshjet e borës kanë vijuar me intensitet edhe gjatë natës në qarkun e Korçës.

Prefektura ka njoftuar për situatën dhe gjendjen e rrugëve.

Temperaturat në zonat malore përllogariten deri në -6 grad celsius, ndërsa trashësia e dëborës varion nga 8 cm në 20cm.

Gjatë natës është punuar për pastrimin e rrugëve dhe për kriposjen e tyre, por pavarësisht kësaj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave dimërore.

Komuna e Dardhasit të Sipërm, po ashtu edhe zona e Panaritit, Lekasit dhe Mesmalit vijojnë të mbeten të izoluara dhe bora ka arritur nga 20 deri në 40 cm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re