Bllokohet qarkullimi i automjeteve në Llogara si pasojë e dëborës.

Pjesa më problematike për qarkullimin është qafa e Llogarasë. Reshjet e dëborës kanë nisur mbrëmjen e kaluar.

Drejtuesit e automjeteve kanë qenë të papërgatitur pasi në këtë kohë nuk ka patur probleme me dëborën vitet e kaluara. Policia ndodhet në terren për normalizimin e situatës.

Siç shihni në foton e mëposhtme shumë mjete kanë mbetur të bllokuara në rrugë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re