Reshjet e dendura të borës të rëna gjatë orëve të fundit kanë sjellë problemet e para në qarkun e Korçës.

Si pasojë e reshjeve të borës është bllokuar rruga Vithkuq-Panarit.

Ndër të tjera bëhet me dije se vështirësia në këtë rrugë është e madhe dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

Ndërkohë borëpastrueset po punojnë për normalizimin e situatës.

Moti i keq ka vijuar për disa ditë në Shqipëri, disa qytete kanë hasur probleme me përmbytjet ndërsa të tjera me sasinë e dëborës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re