Situata në verilindje të vendit mbetet problematike për shkak motit të keq me reshje bore dhe erë të fortë, ku si pasojë ka sjellë bllokimin e disa akseve rrugore në këtë zonë.

Shumë akse rrugore që lidhin Kukësin me Peshkopinë, Shishtavecin, Pukën e Hasin, janë të kalueshme me zinxhirë kurse një pjesë e madhe e rrugëve rurale janë të bllokuara.

Mjetet borëpastruese të bashkive dhe kompanitë sipërmarrëse janë në terren për të rivendosur qarkullimin.

Në rrugën e kombit punojnë dhjetë borëpastruese, por herë pas here krijohen pengesa për shkak të stuhisë së borës.

Temperaturat mbeten në vlerat minus 8 gradë, ndërsa sipas shtabit të emergjencave civile nuk ka probleme në furnizimin me energji elektrike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re